Lifestyle

A po shkakton pandemia vetëvrasje?

Pasojat e pandemisë së koronavirusit në shëndetin mendor vetëm sa kanë filluar të manifestohen dhe ende është tepër herët për të matur ndikimin e vërtetë.

Pandemia është një tjetër lloj i kataklizmit – një kërcënim i vazhdueshëm, i njohur pak, një pasojë psikologjike dhe fizike, përcjell KOHA shkrimin e NYT.

Vdekja ndihet më fort kur prek njerëzit e varfër, madje edhe kur vdekja manifestohet larg prej vijave të para të frontit në salla urgjencash e në izolim social – e që para pandemisë konsiderohej si një vetmi e madhe e personit që nuk e donte shoqërimin. Por kjo tashmë është kthyer në normalitet të ri për miliona njerëz anembanë botës.

Ndikimi i padukshëm

Një shifër e padukshme, thonë ekspertët, do të manifestohet në shkallën e ngritur të vetëvrasjeve, tani dhe në vitet e ardhshme. Efekti i menjëhershëm edhe nuk është studiuar e analizuar, pavarësisht presidentit të fundit Donald Trump se kushtet e mbylljes po shkaktonin vdekje. “Vetëm shikoni se çfarë po ndodh me njerëzit të varur nga droga, mjekët nuk do ta marrin vesh për muaj me radhë nëse do ketë ngritje të madhe të vetëvrasjeve më 2020; çdo vdekje duhet të hulumtohet e zbardhet me kujdes për të përcaktuar shkaqet e saj.

Efekti i gjithmbarshëm i COVID-19 në këto shifra u krijojnë shkencëtarëve një ndjesi se si paqartësia e zgjatur dhe zhvillimet e vazhdueshme të lidhura me ankthin ndikojnë në vullnetin e njerëzve për të jetuar.

“Në njëfarë forme është eksperiment natyror”, ka deklaruar Matthew Nock, profesor psikologjie në Harvard. “Jo vetëm që ka ngritje ankthi, por më i rëndësishëm është ndikimi i izolimit shoqëror”. Ai ka shtuar: “Asnjëherë nuk kemi përjetuar diçka të ngjashme – dhe ne e dimë se izolimi social është i lidhur me vetëvrasjen”.

Shenjat e para nëse pandemia po ndikon në ngritjen e rasteve të vetëvrasjeve do të merren me gjasë në mesin e atyre që kishin të kaluar të menaxhimit të valëve të vazhdueshme të ndikimit të stresit vetëshkatërrues.

Shumë prej këtyre njerëzve, numri i të cilëve shkon në miliona sish në krejt rruzullin, ndikon në sjelljet e përditshme të vrazhda – dhe kjo ndodh si pasojë e izolimit në vetvete në kohën kur ata mendojnë se si të dilet prej kësaj derexheje.