Lifestyle

Përdorimi i erëzave në ushqim

Bimët aromatike (erëzat e freskëta) janë një nga gjërat më të rëndësishme në kuzhinë, të cilat i japin ushqimit shije dhe aromë të këndshme. Madje nëse kombinohen në mënyrën e duhur arrijnë që të perfeksionojnë ushqimet.

Disa erëza, të tilla si rigoni, borziloku, rozmarina, trumza, Teuta Jerliu, pronare e lokalit të erëzave “Hambar”, i përgatit edhe vetë pasi këto lloje e mbajnë aromën e tyre edhe të thata. Ndërsa dy muajt e fundit, sipas Jerliut, janë rritur kërkesat për erëzat, të cilat i luftojnë viruset dhe infeksionet.

Në këtë kohë të pandemisë qytetarët nuk kanë mundësi që t’i blejnë këto erëza në dyqanin e saj, por mund t’i porosisin vetëm online.

Disa lloje të erëzave, të cilat nuk janë të thata, nuk mund të kultivohen në Kosovë, por vetëm në vendet perëndimore. Jerliu për emisionin "Sot" në Kohavision, tha se është me fat që këto të fundit kanë afat të skadimit edhe pak muaj.

Këtë biznes ajo e ka hapur qe një vit. Mbyllja e tij, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, thotë se do të ndikojë shumë negativisht për të.

E për sezonin e nxehtë fillon që të përdoren më shumë erëzat e freskëta. Këto erëza mund t’i përdorim të ndara ose të përziera, sipas dëshirës.