Vaji i peshkut zvogëlon stresin Foto: Ilustrim

Vaji i peshkut zvogëlon stresin

25 shkurt 2017 16:55

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se vaji i peshkut mund të mbrojë kundër efekteve negative të stresit në zemër, falë acideve yndyrore omega 3.

“Sot, stresi është bërë pjesë normale e jetës së përditshme,” deklaroi studiuesi kryesor prof. Jason Carter, duke shtuar se “me gjithë këtë nuk na shkojnë në favor shprehitë ushqimore të cilat organet tona i vendosin nën stres edhe më të madh.”

Në studimin e publikuar në American Journal of Physiology, morën pjesë 67 persona me nivele normale të shtypjes së gjakut, transmeton Koha.net. Pjesëmarrësit brenda një periudhe prej 8 javësh çdo ditë kishin marrë 9 gramë suplemente të vajit të peshkut.

Në fund të hulumtimit shkencëtarët bënë teste të ndryshme, duke përfshirë matjen e niveleve të shtypjes së gjakut dhe të rrahjeve të zemrës. Rezultatet e testit treguan se suplementet e reduktojnë nivelin e kortizolit në trup, e rregullojnë nivelin e ritmit të zemrës dhe e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira.

Shkencëtarët nuk e kanë vërejtur ndonjë efekt në nivelin e shtypjes së gjakut. Këto rezultate sugjerojnë se vaji i peshkut e ka një efekt të shkëlqyer në shëndet dhe i redukton efektet e dëmshme të stresit në organizëm.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stresi e rrit rrezikun e inflamacionit kronik në trup, që është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme