Lifestyle

“Fashionista” me disenjatorët në kohë pandemie

Magazina televizive e cila i dedikohet botës së modës, në edicionin e radhës do të sjellë përmbajtje që i dedikohet punës së disa disenjatorëve kosovarë në kohën e pandemisë.

Sa ka ndikuar në punën e tyre koha e izolimit nëpër shtëpi? Për kë është shndërruar në burim inspirimi koha e pandemisë? Po ashtu vijnë edhe lajmet e fundit nga industria e modës në botë.

“Fashionista” me autore Kaltrina Hazirin transmetohet çdo të shtunë nga ora 19:50.