Lifestyle

Pasta me dy përbërës që pastron lëkurën nga pikat e zeza

Pikat e zeza dhe të bardha formohen kur poret nuk pastrohet nga lëkurat e vdekura.

Asnjë produkt nuk do të përthithet nga lëkura nëse më parë ju nuk e pastroni atë, e me pastrim nuk nënkuptojmë vetëm larjen e fytyrës me ujë e sapun.

Skrabi është mënyra më efikase për të eliminuar shtresat e vdekura dhe është një trajtim shumë i lehtë që nuk merr me shumë se tre minuta kohë, transmeton kp.

Duhet ta bëni të paktën dy herë në javë dhe ju nevojiten vetëm dy përbërës.

Kjo pastë e përgatitur në kushte shtëpie jo vetëm që do ta pastrojë lëkurën në nivel qelizor, por do të eliminojnë dhe pikat e zeza.

Përbërësit: 1 lugë çaji lëng limoni 1 lugë gjelle miell orizi Udhëzime: Mjafton të përzieni dy përbërësit dhe për pesë minuta ta aplikoni në lëkurë e ta masazhoni me lëvizje rrethore. Shpëlajeni me ujë të ftohtë për të reduktuar skuqjen dhe lyejeni me krem hidrues.