Lifestyle

Fakte të rëndësishme për rolin e vitaminës D në organizëm

Foto: Ilustrim

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

Fakte të rëndësishme për rolin e vitaminës D në organizëm

Shumica e njerëzve me siguri e dinë që burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.

Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit

Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

Vitamina D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë

Një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell. Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë. Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

Mungesa e vitaminës D

Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese. Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme. Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme. Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia. Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës D tek fëmijët

Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit. Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë. Klikoni këtu për të mësuar burimet më të mira ku mund të gjeni vitaminën D./agroweb