Lifestyle

20 këshilla si të mbroheni nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka publikuar një listë këshillash për kujdes nga infeksionet, përfshirë koronavirusin, që ka pushtuar Kinën.

Pak pasi njoftoi se në Kosovë është dyshuar për dy të prekur me këtë virus, por që në fund rezultati ishte negativ, IKSHPK-ja në një postim në Facebook ka dhënë 20 këshilla për kujdes.

1. Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

2.Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!

3.Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jemi në rrezik nga infeksionet respiratore!

4.Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

5.Lani duart porsa hyni në shtëpi!

6.Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!

7.Lani duart pas përdorimit të tualetit!

8.Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

9.Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

10.Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!

11.Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

12.Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

13.Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

14.Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

15.Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

16.Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike që përdorin transportin publik të përdorin maska!

17.Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!

18.Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

19.Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!

20.IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!