Lifestyle

Zbulohet qeliza që thinj flokët

Sekreti i rritjes së flokëve dhe pse thinjen është në një proteinë. Mekanizmin që mund të ndihmojë në identifikimin e trajtimeve kundër këtyre fenomeneve është zbuluar nga shkencëtarët e Texas Southwestern Medical Center.

Rezultati, në fakt, është fryt i një zbulimi rastësor. Projekti kishte nisur për të kuptuar se si neurofibromatosi i tipit 1, një sëmundje gjenetike e rrallë, provokon zhvillimin e disa lloje tumoresh.

Dihej më parë se qelizat staminale epidermike, përveçse qeliza të pa specializuara, ishin paraardhëset e rrënjëve të flokëve. Por nuk ishte i qartë mekanizmi, mbi të cilin hedh dritë studimi i ri, i publikuar në revistën Genes&Development.

Vëmendja e skuadrës u përqendrua në KROX20, një proteinë që deri tani është lidhur më shumë me zhvillimin e nervave, transmeton kp.

Shkencëtarët kanë zbuluar se në blubin e rrënjës së flokut të miut prodhimi i kësaj proteine kishte dhe një funksion tjetër, përveçse formimit të lëkurës. Vepron në qelizat e lëkurës duke stimuluar prodhimin e faktorit të rritjes së qelizave staminale SCF në qeliza paraardhëse të flokëve, thelbësore për pigmentimin.

Studimi i kryer te minjtë, ka treguar se qimet e tyre bëhen të bardha kur eliminohet gjeni SCF në qelizat paraardhëse të flokëve. Teksa minjtë humbën qimet kur u eliminua qeliza prodhuese KROX20, objektivi i ardhshëm është testimi i këtij zbulimi në qeliza njerëzore në laborator, për të kuptuar nëse ky proces është i pakthyeshëm.