Lifestyle

Këshilla mjekësore për fëmijë

Në vazhdën e vizitave të shumta, fëmijët bashkë me PFF vizituan mjeken Diamanta Loxha në Pediatri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Aty të vegjlit mësuan për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit e poashtu edhe kanë parë për së afërmi punën që bëhet nga mjekët dhe motrat medicinale, transmeton KTV.

Loxha, shefe e njësisë së Pediatrisë në QKMF, u tregoi fëmijëve se kur duhet vizitohet mjeku, çfarë duhet të bëjnë fëmijët që të kenë shëndet të plotë, te cili mjek duhet të kontrollohen e shumëçka tjetër.

Poashtu në këtë video, mund të mësoni se sa shpesh duhet të bëjnë fëmijët vizita sistematike mjekësore.