Lifestyle

Mëndafshi, për mbrojtje të lëkurës

Foto: Shutterstock

Shumë njerëz nuk janë në dijeni për kimikatet e dëmshme që mund të gjenden në produktet për mbrojtje të fytyrës dhe nëpër rroba.

Përbërësit artificial siç janë parabenët, që përdoren për të zgjatur mbrojtjen ditore të lëkurës, janë lidhur me dëmtim të hormoneve. Formaldehidet, gjithashtu përdoren si maskë për lëkurë, mirëpo është kancerogjen.

E një kompani e vogël jashtë Bostonit në SHBA po synon të zëvendësojë produktet e dëmshme me proteinat e mëndafshit natyral që mund të përdoret edhe si produkt për mbrojtje të lëkurës.

Kompania “Evolved By Nature”, është duke aplikuar një bioteknologji moderne që nga mëndafshi i lashtë të krijojë mëndafshin aktiv, transmeton KTV.

“Mëndafshi është duke na treguar një rrugë tjetër të mbrojtjes së lëkurës”, thotë Bec Lakuturë, themeluese e kompanisë.

Procesi i aktivizimit të mëndafshit nuk kërkon asgjë tjetër përveç kripës, ujit dhe nxehtësisë.

“Ia heqim gjithë përbërësit e këqij dhe mbesin vetëm proteinat”, thotë Grel Altman.

Lakuturë, një mbijetuese e sëmundjes së kancerit, thotë se krijoi kompaninë për të ofruar produkt natyral pa përbërës të dëmshëm.

Mëndafshi aktiv përveç trupit i bën mirë edhe planetit, sepse përbërësit toksikë, nuk pastrohen në burime të ujit.

“Askush nuk e di se në pantallonat e jogas, janë së paku pesë përbërës të dëmshëm. Përdorimi i këtyre përbërësve i bën ato të zgjasin më shumë”, thotë ajo.