Lifestyle

Përdorni portokall për lëkurë të ndritur

Problemi më kryesor i lëkurës është fytyra e zbehtë dhe e lodhur që shkaktohet kryesisht nga mungesa e vitaminave dhe ujit.

Vitamina C është ndër përbërësit më kryesor për të pasur një lëkurë perfekte, e kjo vitaminë me bollëk mund të gjendet tek portokalli, shkruan KosovaPress.

Për ta krijuar një maskë në kushte shtëpie ju mund të kombinoni dy lugë nga lëngu i freskët i portokallit së bashku me një lugë pluhur të tumerikut dhe ta vendosni këtë përzierje në fytyrë deri sa të shkoni për të fjetur.

Mund të aplikoni këtë përzierje edhe në duart dhe këmbët taja, të lini të qëndroj për 30 minuta dhe pastaj të shpërlani me ujë të vakët pjesët ku e keni përdorur maskën.