Lifestyle

Një mollë në ditë nuk i thotë mjekut ik - por farmacistit ndoshta

Descriptive Text

Sipas një studimi të ri, një mollë në ditë nuk do ta mbajë mjekun larg. Kush do të kishte menduar se një shëndet i përsosur kërkon më shumë se një copë të vetme frute?

Pasi që hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit i përpunuan rezultatet e një hulumtimi për dietë dhe shëndet, rezultoi se aforizmi i vjetër për mollën mund të ketë pak të vërtetë në vete. 9 për qind të 8.728 të rriturve amerikanë të cilët thanë se e kishin ngrënë të paktën një mollë në ditë e kishin vizituar mjekun e tyre më rrallë vitin e kaluar.

Por kur shkencëtarët shikuan për faktorët e tjerë (mosha, raca, indeksi i masës trupore), mollëngrënësit dukeshin më mesatarë - jo më pak ose më shumë të ngjarë sesa jo mollëngrënësit e ngjashëm që shkojnë shpesh tek mjeku.

Studimi u organizua nga autori kryesor Matthew White, asistent profesor në shkollën për edukimit në Michigan. White tha se ky ishte një ushtrim shkencor, por i kryer kryesisht për argëtim, transmeton Koha.net.

Lajmi nuk është aq i keq për adhuruesit e mollëve. Derisa studimi - i publikuar këtë javë në revistën JAMA Internal Medicine - nuk gjeti ndonjë korrelacion midis mollës dhe vizitave tek mjeku, të dhënat treguan se mollëngrënësit kishin më pak të ngjarë të mbështeten në ilaçet e përshkruara.

"Gjetjet tona sugjerojnë se promovimi i konsumit të mollës mund të ketë përfitime të kufizuara në reduktimin e shpenzimeve kombëtare të kujdesit shëndetësor", konkluduan hulumtuesit. "Në epokën e pohimeve të bazuara në dëshmi, megjithatë, mund të thuhet se "një mollë në ditë e mban farmacistin larg.''

Siç e pranoi Davis në studimin e tij, përpjekjet e tjera kërkimore i kanë konfirmuar disa përfitime shëndetësore të ngrënies së mollës, duke përfshirë humbjen e peshës, normat më të ulëta të kancerit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

"Derisa e vlerësojmë që Universiteti i Miçiganit (një ndër shtetet që më së shumti kultivojnë mollë) e testoi aforizmin 'një mollë në ditë'," tha për USA Today, Wendy Brannen, zëdhënëse për U.S. Apple Association, "është qesharake që madje edhe të mendoni që mos ta shijoni një mollë në ditë për shëndetin tuaj kur disa shekuj të këshillave dhe shumë hulumtime e thonë të kundërtën."