A mund të shkaktojë agresivitet mungesa e gjumit

A mund të shkaktojë agresivitet mungesa e gjumit

23 maj 2017 16:24

Gjithkush ka nevojë për gjumë cilësor. Derisa ekzistojnë teori të ndryshme se pse e kemi zhvilluar aftësinë e gjumit, esenca është se gjumi e pastron trurin nga helmet, ofron pushim dhe rigjeneron, dhe e ndihmon trurin, transmeton koha.net.

Për njerëzit të cilët nuk bëjnë sasi të mjaftueshme të gjumit (7-9 orë), pasojat mund të jenë të rënda. Edhe pse të gjithë vuajnë nga pagjumësia e herëpashershme, studimet tregojnë se privimi afatgjatë nga gjumi mund të çojë në gjykim të dëmtuar, humbje të kontrollit emocional, rënie të fleksibilitetit mendor dhe simptoma psikotike. Pagjumësia është e lidhur me aksidente industriale dhe rrugore, si dhe me probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin dhe ankthin.

Por, a mundet mungesa e gjumit të lidhet me agresivitetin? Mundet. Vetëm në vitin 2012, kanë ekzistuar pothuajse shtatë milionë raporte për ta konfirmuar këtë teori. Në shumicën e rasteve, agresioni ka përfshirë episode të sulmeve verbale, keqtrajtime kibernetike dhe shoferë të zemëruar në trafik.

Hulumtimet tregojnë se autorët e dhunshëm u bënë më pak agresivë pasi që i shëruan problemet me gjumin. Hulumtimet gjithashtu treguan se gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë në aftësinë tonë për sjellje impulsive, në emocionet dhe kërcënimet.

Studimet e kafshëve kanë treguar për rritjen e agresionit tek minjtë pas çrregullimit të gjumit, ndërsa rezultatet dhe reagimet ishin të ngjashme me ato të njerëzve. Para së gjithash, mungesa e gjumit i rrit emocionet negative si lodhjen, anksiozën, depresionin, zemërimin dhe irritabilitetin. Gjumi i dobët mund të çojë në çrregullime më të mëdha fizike dhe në dhimbje, duke përfshirë dhimbjen e kokës, dhimbjen e barkut dhe simptomat e gripit. Pa gjumë bëhemi më të ndjeshëm ndaj dhimbjes dhe emocioneve, dhe bëhemi më agresivë.

Mungesa e gjumit çon në pengimin e aftësisë për të gjykuar dhe aftësisë së vendimmarrjes. Gjithashtu mund të bëhemi paranojakë dhe më pak fleksibil në reagim ndaj frustrimit. Këto situata mund të shndërrohen lehtësisht në një rreth vicioz. Pagjumësia shkakton agresionin dhe shqetësim dhe në këtë gjendje është e vështirë të qetësohemi dhe nuk mund të flemë.

Se agresioni dhe mungesa e gjumit janë të lidhura ngushtë, dëshmon edhe studimi i kohëve të fundit i cili tregon për praninë e dhunës në marrëdhëniet në mes partnerëve, sjellje të dhunshme tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe sjellje agresive në spitalet psikiatrike dhe burgjet. Ky zbulim ka treguar se sa i rëndësishëm është me të vërtetë gjumi për t’i racionalizuar mendimet dhe sjelljet tona.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme