Lifestyle

Vaksina prej nanogrimcave dyshtresore krijon kushtet për vaksinë universale të gripit

Descriptive Text

Këto ditë mund të duket si pak më shumë se problem sezonal, por gripi është një problem masiv shëndetësor dhe potencialisht vdekjeprurës me të cilin po përballet bota.

Virusi ndryshon shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme, duke e bërë të vështirë zhvillimin e vaksinave efektive, shkruan Koha Ditore.

Tani, hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Georgia i kanë kombinuar dy antigjenë për ta krijuar një vaksinë që i mbron minjtë nga gjashtë lloje të ndryshme të gripit, duke hapur kështu rrugën potencialisht për një vaksinë universale të gripit.

Tradicionalisht, vaksinat kundër gripit përbëhen nga proteinat që gjenden në virusin e gripit, duke e trajnuar kështu sistemin imunitar të pacientit për atë se nga çfarë duhet të mbrohen. Problemi është që viruset pësojnë shumë shpejt mutacion, shpesh duke i ndryshuar këto proteina dhe duke i bërë vaksinat joefektive.

Kjo është arsyeja se pse vaksina kundër gripit ndryshon çdo vit, dhe jo gjithmonë mund t’ju parandalojë të sëmureni. Si e tillë, një vaksinë e gjatë universale për gripin do të ndihmonte shumë, nëse shkencëtarët mund ta krijojnë ndonjëherë atë.

Dhe tani, mund të jemi një hap më afër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)