Lifestyle

Trendët dominues të modës për 2020-n

Foto: Ilustrim

Fundi i njërit dhe fillimi i vitit tjetër përcillet përherë me risi në botën e modës.

Përkatëset e gjinisë së bukur, të paktën ato që i kushtojnë rëndësi dukjes së tyre, presin me padurim që të dëgjojnë se çfarë sjell 2020-a, raporton revista “Hello”. E këtu fjala nuk është vetëm për ngjyrat dhe materialet, por për trendët e mëdhenj e seriozë globalë që do të dominojnë pistat e modës dhe vitrinat e brendëve të mëdhenj të modës.

Analiza e të dhënave e kryer prej hulumtuesit më të madh të modës “Lyst” mahnit prej vitit në vit. Në këtë analizë serioze janë përfshirë një gamë e gjerë e mediave globale të modës, rrjetet sociale dhe mbi 12 mijë shitore online, shkruan Koha Ditore. Kur të gjitha këto të dhëna mblidhen, ofrohen rezultate mahnitëse që ngërthejnë mbi 104 milionë konsumatorë në mbarë botën.

Në vijim janë disa prej trendëve të modës që do ta mbizotërojnë dhe ta dominojnë vitin 2020.

Frymëzimi nga gjithësia

Në prag të dekadës së re, për të cilën NASA ka përgatitur projekte të shumta të mëdha që do të gjejnë jehonë me lansimin madhështor të një rakete në hënë.

Ekspertë të “Lyst” konsiderojnë se pikërisht ky zhvillim do të ndikojë që edhe bota e modës të ndikohet prej kësaj teme, kështu që edhe disenjatorët do të pushtohen nga ndikimi. Andaj nuk duhet as të përmendet fakti i frymëzimit prej serialeve të reja “Star Wars”... (më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të “E Diela me Koha Ditore”)