Lifestyle

Një mollë në mëngjes mund t’ju zgjojë më shpejt se kafeja

Foto: FameThemes

Nëse hapi i parë që e bëni në mëngjes është pirja e kafesë, ndoshta ky artikull mund t’jua ndryshojë mendjen.

Derisa zgjimi me kafe varet nga sasia e kafeinës, molla ia jep trupit energjinë që i nevojitet për shkak të sheqerit natyral, fruktozës, dhe nuk lë efekte negative në organizëm, thonë ekspertët.

Molla është gjithashtu e mirë për faktin se nuk e rëndon lukthin, gjë që nuk është rasti me kafeinën, dhe gjithashtu nuk ndikon në tension të gjakut. Natyrisht që kafeina në kafe do të ketë efekt më të mirë në vetë zgjimin, por nuk duhet shpërfillur edhe përfitimet e mollës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo do ta zgjojë trupin në një mënyrë natyrale dhe të lehtë, meç rast nuk do të shfaqet nervozizmi dhe mungesa e gjumit, që mund të jetë pasojë e pirjes së kafesë.

Përveç kësaj, molla është e pasur me vitaminat A, B dhe C, por edhe pektinën, e cila në organizëm i absorbon ujin dhe helmet. Kafeja do të veprojë më mirë gjatë zgjimit, por me pasoja të mundshme, ndërsa molla është një mënyrë e shëndetshme për ta zgjuar trupin.