Lifestyle

Programi për Fëmijë në KTV inicion argëtimin e të vegjëlve të prekur nga tërmeti të strehuar në Prizren

Foto: Koha

Sot ishte një ditë krejtësisht ndryshe për fëmijët e strehuar në kampin Inovativ në Prizren.

Me inicimin e Programit Fluturues të Fëmijëve në KTV, të vegjlit u argëtuan nga grupi për argëtimin e fëmijëve, "Dream Kid", që me maskotat e tyre bënë aktivitete të ndryshme për fëmijët në këtë kamp.

Ata vallëzuan, kënduan, krijuan forma me balona dhe kështu u kënaqën për rreth 3 orë, duke larguar sado pak mendjen nga trauma e përjetuar nga tërmeti i 26 nëntorit i cili goditi Shqipërinë, me ç'rast shumë familje u strehuan në Kosovë.

Në fund atyre iu dhuruan lodra të ndryshme.