Lifestyle

Parandaloni fryrjen përmes këtyre ushqimeve

Ndjenja se jeni fryrë në lukth, gazrat, mund të jenë një gjendje aspak e këndshme. Për fat të mirë, ekzistojnë mënyra natyrale që ta kaloni këtë gjendje me sukses.

Çajet - Përgatitni çaj më të fortë nga kamomili apo menta, shtoni pak mjaltë dhe limon. Çaji nga xhenxhefili po ashtu është shumë efektiv. Copëtoni 3 deri 4 pjesë, i përzieni me 3 dl ujë të vluar dhe e lini të mbuluar për 10 minuta. E ëmbëltoni me mjaltë dhe e pini para ose pas shujtës, për tretje më të mirë.

Farat - Mund të hani një lugë me fara qimnon, sa herë të keni telashe me tretjen. Po ashtu farat e anisit ndikojnë mirë kundër ngërçeve dhe gazrave.

Limoni - Në mëngjes, në lukth të zbrazët, pini një gotë ujë të vakët me dy lugë limoni. Kjo pije është e shëndetshme dhe e mbush organizmin me energji, ndikon në tretjen më të mirë të ushqimit dhe ndihmon të humbni në peshë.

Kungulli - Pasi që konsiderohet si një ushqim për dimër, atëherë hani kungull të pjekur apo të zier, sidomos atëherë kur ndjeni se jeni fryrë.