Lifestyle

Ushqime të shëndetshme në ditët e vjeshtës

Descriptive Text

Vjeshta ka mbërritur e rrjedhimisht edhe produktet ushqimore që gjejmë në dyqan, veçanërisht në treg kanë ndryshuar.

Këto që do të lexoni më poshtë janë ushqimet më të mira dhe më të shëndetshme që mund të shijoni gjatë kësaj stine, përcjell televizioni publik.

Molla – Është e pasur me antioksidantë dhe nuk thonë kot se një mollë në ditë mban mjekun larg.

Image

Lakrat e Brukselit – Të pasura me vitaminë K, shumë të shijshme dhe burim hekuri për organizmin.

Image

Dardhët– Mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara e të shoqëruara me ushqime të tjera. Janë burim për vitaminën C si dhe të pasura me fibra.

Image

Rutabaga – Është një pjatë dhe ushqim që përdoret së shumti në Suedi. Dallohet për vitaminën C dhe fibrat.

Image

Lulelakra – Parandalon kancerin, ul kolesterolin si dhe është e pasur me vitaminën C.

Image

Kungulli – Përmban omega 3 dhe acide yndyrore si dhe është burim për vitaminën A.

Image

Kungulli i vjeshtës – Është i përbërë në masën 20% nga potasi dhe burim vitamine B.

Image

Patatja e ëmbël – Burim i mrekullueshëm i vitaminës A, shkruan tesheshi, e pasur me hekur si dhe përfitime antiinflamatore.

Image

Turnips – Kanë shijen e mustardës, janë të thjeshta për tu gatuar dhe të pasura me elementë tretës. Përmbajnë në masa të mëdha vitaminat K, A dhe C.

Image

Shega – E pasur me antioksidantë, përveç se është tepër e shijshme, është burim i vitaminës A.

Image

Portokalli i kuq – Është i përbërë në masën 75% nga vitamina C, një burim i mirë likopeni, përmban pektinë dhe sasi të vogla yndyrnash.

Image