Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve

Luleshtrydhet përveç shijes së mrekullueshme që e kanë janë të pasura me një numër të madh të vlerave ushqyese.

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve përfshijnë përmirësimin e shiqimit dhe rritjen e kujdesit të syve, ndihmojnë funksionimin e trurit, lehtësojnë problemet me tensionin e lartë dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga problemet kardiovaskulare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si antioksidues natyral luleshtrydhet janë të njohura si fruta të Evropës, që në një formë është e vërtetë sepse janë përdorur që nga kohët romake ndërsa fillimisht pretendohet të jenë kultivuar në Francë në shekullin 18, shkruan KP.

Këto fruta tejet të dobishme për organizëm ndihmojnë edhe në humbjen e peshës pasi që stimulojnë funksionimin e metabolizmit dhe reduktojnë oreksin.

Nëse jeni duke kërkuar diçka të ëmbël për të ngrënë, ju rekomandohet të konsumoni luleshtrydhe në vend të ushqimeve të sheqerosura dhe tejet kalorike.