Lifestyle

Truri i njeriut identifikon muzikën e njohur brenda 100-300 milisekondash

Disa njerëz mund të njohin një tingull apo ritëm për aq kohë sa merr një përpëlitje e syrit, sugjerojnë studime të reja.

Truri i njeriut mund të identifikojë një këngë të njohur brenda 100 deri 300 milisekonda, sipas një studimi të ri, transmeton televizioni publik.

Shkencëtarët thonë se gjetjet nxjerrin në pah këngët e preferuara të mbajtura thellë në kujtesën tonë.

Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër (UCL) donin të zbulonin sesa shpejt truri i përgjigjej muzikës së njohur. Ata gjithashtu donin të ekzaminonin profilin e përkohshëm të proceseve në tru që lejojnë këtë.

Autorija Maria Chait tha se rezultatet tregojnë se njohja e muzikës që kemi dëgjuar më parë ndodh jashtëzakonisht shpejt.

“Këto gjetje tregojnë për një qark kohor shumë të shpejtë dhe janë në përputhje me mbajtjen e thellë që muzika e njohur ka në kujtesën tonë”, tha ajo.