Gjërat më të këqija që mund t’i shkatërrojnë sytë dhe shikimin

Gjërat më të këqija që mund t’i shkatërrojnë sytë dhe shikimin

17 maj 2017 08:12

Prindërit u thonë shumicës së fëmijëve se nuk duhet të qëndrojnë afër ekranit të televizorit që të mos e rrezikojnë shikimin. Megjithatë, doli që nuk ka prova se shikimi i televizorit mund ta dëmtojë në mënyrë të përhershme shikimin, por ka shumë gjëra të tjera me të cilat çdo ditë i dëmtojmë sytë tanë, shkruan “Men's Health”.

Nëse përdorni gjatë thjerrëza, atëherë duhet ta ndërroni shpesh kutinë në të cilën i mbani thjerrëzat. Bakteret që mblidhen në kuti mund të mbesin dhe të shumohen në thjerrëzat tuaja, gjë që mund të shkaktojë infeksione në kornenë e syrit, dhimbje të forta, kruarje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikim të paqartë. Më së miri është që çdo dy ose tre muaj ta ndërroni kutinë, ndërsa preferohet që një herë në javë ta sterilizoni atë duke e zier.

Thjerrëzat kurrsesi nuk duhet t’i vini në kontakt me ujin dhe pështymën. Uji i rubinetit mund të përmbajë ameba dhe baktere që e shkaktojnë sëmundjen e inflamacionit të kornesë, infeksion ky nga i cili mund të verboheni. Pështyma është gjithashtu e mbushur me baktere të cilat shkaktojnë infeksione të rënda.

Edhe pse ndonjëherë është një ndjenjë e mirë, fërkimi i syve mund të çojë në pëlcitje të enëve të gjakut, transmeton Koha.net. Pëlcitja e kapilarëve nuk është aq e dëmshme, përveç se sytë tuaj do të jenë të kuq, por fërkimi mund t’i bartë bakteret dhe viruset nga duart në qerpikët dhe qepallat tuaja, gjë që mund të shkaktojë infeksione të syrit. Në vend të fërkimit të syrit, përpiquni ta fërkoni lëkurën rreth syve.

Në ujë gjithsesi duhet të bartni syze për zhytje, sepse uji i njelmët i detit, si dhe uji i pishinës i dëmton sytë. Ashtu si uji i rubinetit, uji nga pishina dhe deti mund të përmbajë organizma të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë skuqje dhe irritim të syve. Veçanërisht i rrezikshëm është uji i pishinës që pastrohet me klor dhe përzihet me djersë dhe urinë.

Në qoftë përdorni shpesh pika për zbardhje të syve, atëherë mund t’i bëni sytë tuaj edhe më të kuq. Pikat i ngushtojnë enët e gjakut në sy për ta zvogëluar qarkullimin e gjakut nëpërmjet tyre. Megjithatë, kur i përdorni ato shumë, sytë tuaj mësohen me to, që është arsyeja se pse keni kundërefekt, përcjell Koha.net. Rekomandohet ta vizitoni mjekun nëse pikat për zbardhje i përdorni çdo ditë më shumë se një ose dy javë.

Hulumtimet tregojnë se njerëzit në mesatare 16 herë gjatë një ore e prekin fytyrën, dhe atë zakonisht rreth syve dhe gojës. Mjekët rekomandojnë që duhet ta shmangim kontaktin e duarve dhe thonjve me sytë për ta ruajtur shikimin dhe shëndetin e syve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme