Lifestyle

Silikoni zëvendëson sfungjerin për shpërndarjen e pudrës

Descriptive Text

Këtë vit ka hyrë një produkt i ri në tregun e produkteve të grimit. Silikoni e ka zëvendësuar sfungjerin për shpërndarjen e pudrës. Tanimë, ai është shndërruar edhe në trend.

Silikoni është njëlloj sikur gishtërinjtë tuaj, madje edhe më i mirë. Ka formën e sfungjerit, por me shumë më shumë përparësi. Tani, profesionistët e grimit janë duke e rekomanduar për secilën përdorimin e këtij produkti, i cili në disa raste mund të krijohet edhe në kushte shtëpie me pak modifikime, nëse vec keni material prej silikoni, shkruan sot Koha Ditore.

Humbni më pak pudër

Grimeri, Arbnor Aliu rekomandon që të fillohet menjëherë me përdorimin e një mjeti të tillë.

“Nëse jeni lodhur nga humbja më tepër se gjysma e sherkut duke marr me sfungjer, atëherë thjesht ju nevojitet një aplikator. Ky lloj mjeti i zbuluar nga përdoruesit e Reddit dhe i krijuar nga brendi Indie Beuaty Molly Cosmetics – nga Hong Kongu, është në dispozicionin tuaj për t’ju shpëtuar juve dhe makeup-in tuaj. Sigurisht, ky i ngjan një implanti prej silikoni apo një kotëletë pule, por e kryen funksionin kozmetik”, shpjegon ai.

(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.