Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hulumtimet tregojnë që përbërësi kryesor i tekilës është i mirë për eshtrat

Sipas rezultateve të hulumtimeve të fundit, tekila është e mirë për eshtrat. Një studiues nga Meksika konfirmoi se bima nga e cila prodhohet tekila përmban substanca të afta për ta përmirësuar absorbimin e kalciumit dhe magnezit që janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit të eshtrave.

Në studimin e Qendrës për Hulumtime dhe Studime të Avancuara në Meksikë minjtë konsumuan sheqer nga agava e kaltër dhe prodhuan pothuajse 50 për qind më shumë osteocalcinë - një proteinë kjo prania e së cilës është e domosdoshme për prodhimin e eshtrave të reja, transmeton Koha.net. Madje edhe diametri i eshtrave të tyre u rrit pas tetë javësh të konsumimit të tekilës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mercedes Lopez, e cila e udhëhoqi studimin, thotë se këto efekte ndërlidhen me ndërveprimin midis sheqernave nga agava e kaltër dhe baktereve në zorrë të cilat ua mundësojnë molekulave të sheqerit t’i lidhin ushqyesit dhe të ndihmojnë në transferimin e tyre në qelizat e palcës kockore.

“Konsumi i sheqerit të cilin e përmban agava me mikrobiobiote adekuate të zorrëve e stimulon formimin e eshtrave të reja, madje edhe në prani të osteoporozës” shpjegon Lopez.

Këto rezultate e ofrojnë mundësinë e zhvillimit të trajtimeve alternative për osteoporozë, një sëmundje kjo e cila i prek rreth 200 milionë njerëz në mbarë botën.

Studimet e mëparshme kanë treguar se tekila mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe në luftën kundër kolesterolit.