Lifestyle

Alarmi i mjekëve: “Puthja” shkatërron mëlçinë

Quhet “Sëmundja e puthjes”, sepse kjo është mënyra e përcjelljes së mikrobit.

Mjekët infeksionistë, siç transmeton Shqip studimin, thonë se mononukleoza infektive apo sëmundja e puthjes është virale, e haset shpesh tek fëmijët dhe deri në moshat 25 vjeç, ku puthjet janë më të shpeshta dhe të shprehura.

Është sëmundje që paraqitet fillimisht me temperaturë 37 e gjysmë ose 38, sipas tyre dhe nuk I lë bajamet të qelbëzuara, port ë mbuluara me një cipë të bardhë në gri, që është shenjë e infeksionit viral.

Sipas mjekëve, ajo nuk kalon me antibiotikë, të cilët mund ta përkeqësojnë gjendjen; brenda 4 apo 6 javësh situata normalizohet vetë, por duhet të bëjnë shumë kujdes personat që kanë probleme me mëlçinë, sepse shkakton hepatitin mononukleozik.