Lifestyle

E vërteta rreth kremrave për fytyrë

Produktet për kujdesin e lëkurës premtojnë se do të rregullojnë aknet, zbusin lëkurën, shtojnë hidratimin dhe kështu secili nga ne e besojmë përmbajtjen.

Është e vërtetë se sa më shumë të jemi të hidratuar, aq më mirë, por nëse teprojmë me

produktet kozmetike, sidomos gjatë natës, atëherë edhe shumë dermatologë nuk pajtohen se gjatë natës është koha më e mirë për të akumuluar tërë kremrat hidratuese në lëkurën tuaj.

E vërteta është se ka lloje të caktuara të kremrave, përfshirë edhe kremrat e natës që nuk janë 100% opsionale të përdoren para gjumit, gjë që mund të jenë edhe një humbje totale e parave dhe kohës.

Dermatologët rekomandojnë që të keni kujdes se çfarë kremë përdorini natën, pasi që jo të gjitha do të kenë efekt pozitiv.

Nuk ka përbërës specifik për pjesë të trupit

Çdo hidratues që përshkruhet për një pjesë të caktuar të trupit, ta zëmë në kremin për sy, qafë, kraharor, sipas dermatologëve nuk ka përbërës specifik që mund të përcaktojnë ndonjë pjesë të trupit të dhënë. Në shumicën e rasteve, pothuajse 80-90% të gjithë

hidratuesit krijohen me një formulë të ngjashme të recetave dhe nuk ia vlen të blini me kosto jo efektive dhe shumë të lartë hidratues, që vijnë në paketime të vogla e të etiketuara për pjesë të ndryshme të trupit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)