Studentet e UP-së lansojnë aplikacionin e parë shqip rreth edukatës seksuale

Studentet e UP-së lansojnë aplikacionin e parë shqip rreth edukatës seksuale

23 shkurt 2017 16:25

Studentet e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës: Dea Rexhepi, Tuena Govori, Eurisa Rexhepi dhe Vlora Shabani, lansuan aplikacionin e emëruar “Shnet”.

Aplikacioni në fjalë është i pari i tillë në gjuhen shqipe, që ka të bëjë me edukatën seksuale dhe shëndetit reproduktiv. Realizimi i këtij aplikacioni është mbështetur nga Inovation Lab Kosovo, Unicef dhe PEN.

Dea Rexhepi, njëra nder themelueset e aplikacionit, konsideron që të rinjtë në Kosovë nuk janë edhe aq të informuar rreth seksit, pasi që edukata seksuale është diçka kritike dhe në masë të madhe e lënë pas dore në tek ne, dhe për këtë, ky aplikacion synim ka pikërisht moshat e reja.

Aplikacioni “Shnet” ka pesë rubrika, me anë të së cilave përdoruesit e tij mund të informohen për tema të ndryshme në lidhje me edukatën seksuale dhe riprodhimin, të tilla si: aborti, sëmundjet seksuale dhe mbrojtja prej tyre, organet riprodhuese tek të dyja gjinitë, e të tjera. “Let’s talk sex” është njëra ndër rubrikat më atraktive ku përdoruesit do të mund të këshillohen nga “Shnet”, thuhet në njoftimin e UP-së. Mjafton të dërgojnë pyetje të ndryshme rreth edukatës seksuale dhe “Shnet” do u jap përgjigjen.

Aplikacioni në fjalë është i disponueshëm në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Te gjithë të interesuarit, që janë përdorues të sistemit Android, nga 28 marsi mund ta kenë “Shnet”-in në telefonat e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme