Lifestyle

Dobësimi dhe trashja e shpejtë mund të jenë shumë të rrezikshme për pacientët kardiakë

Descriptive Text

Hulumtuesit e revistës mjekësore “New England Journal of Medicine” i përcollën të dhënat e rreth 10.000 meshkujve dhe femrave me sëmundje koronare. Të gjithë pjesëmarrësit e studimit ishin në mes 35 dhe 75 vjeç, ndërsa gjysma e tyre merrnin ilaçe për uljen e kolesterinës, sipas “The Verge”.

Pacientët u përcollën më shumë se katër vjet. Ata të cilët disa herë humbën apo shtuan peshë ishin më të ndjeshëm ndaj shumë problemeve shëndetësore. Grupi i pacientëve me ndryshimet më të mëdha në peshë kishte 124 për qind më shumë raste të vdekjeve se pacientët të cilët e kishin një peshë stabile. Përveç kësaj, ata që shpesh humbën dhe shtuan në peshë kishin 117 për qind më shumë sulme në zemër dhe infarkt, transmeton koha.net.

Vlen të përmendet se nuk është konfirmuar plotësisht se ndryshimet në peshën trupore shkaktojnë rezultate të dobëta. Sipas qendrave amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, gjysma e amerikanëve janë obesë dhe përpiqen të dobësohen në cilëndo periudhë të jetës. Vetë obesiteti është një rrezik për pacientët kardiakë, ndërsa nuk është e pazakontë që personat me sëmundje koronare të zemrës janë me mbipeshë.

Hulumtuesit e revistës “New England Journal of Medicine” theksuan se mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe lëvizja e rregullt është parandalimi më i rëndësishëm i sëmundjeve të zemrës.