Lifestyle

Çfarë duhet të merrni me vete për pushime në një qytet

Nëse jeni duke planifikuar pushime të vogla në një qytet ju duhet pak ndihmë për atë çfarë duhet të merrni me vete. Sigurisht duke përjashtuar blerjet që do të mund të bëni.

Të zgjedhësh se çfarë do të marrësh gjatë disa ditëve pushim në një qytet është disi stresuese, pasi ndryshe nga pushimet verore nuk do të kaloni pjesën më të madhe me veshje plazhi, dhe ju duhen veshje për çdo lloj ngjarje.

1. Si fillim zgjidhni veshje të përshtatshme për çdo orë.

2. Zgjidhni paletën e ngjyrave që kombinohen më së miri së bashku, transmeton tch. Blu, blu marine, e kuqe, bezhë dhe e bardhë është një kombinim shik klasik.

3. Aksesorët ju ndihmojnë për pamjen e mbrëmjes, për tu dhënë ndriçim të mjaftueshëm.

4. Shihni për një madhësi të përshtatshme çante, dhe nga ato që janë me rrip të gjatë, kështu që do të mund ta përdorni si aksesor dhe gjatë orëve të koktejeve.

5. Merrni një fustan të rehatshëm që mund të vishet shumë mirë me një palë sandale për të shëtitur përreth qytetit dhe mos ti ndjeni këmbët të lodhura në darkë.