Lifestyle

Mënyra e shëndetshme e të jetuarit ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga dementia

Descriptive Text

Pothuajse secili mund të zvogëlojë rrezikun nga dementia, madje edhe nëse vrapon me familjen, duke pasur një mënyrë jetese të shëndetshme, tregon një hulumtim i ri, shkruan BBC.

Studimi në rreth 200 mijë persona tregon se rreziku zvogëlohet deri te një e treta, transmeton Koha.net.

Një ekip nga Universiteti i Exeterit thotë se rezultatet ishin emocionuese, fuqizuese dhe treguan se njerëzit nuk ishin të dënuar të kishin dementia.

Këto gjetje janë zbuluar në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit.

Por, çfarë llogaritet mënyrë jetese e shëndetshme?

Hulumtuesit kanë shënuar rezultatet e njerëzve me mënyrë të jetesës së shëndetshme, që bazohet në kombinimin e stërvitjeve, dietës, alkoolit dhe pirjes së duhanit.

Ky është një shembull i dikujt që ka pasur rezultate të mira:

Nuk pi duhan

Ushtron me biçikletë me ritëm normal për dy orë e gjysmë në javë

Ka një dietë të balancuar të të ushqyerit, që përfshin më shumë se tre porcione të frutave dhe perime në ditë, ushqehet me peshk dy herë në javë dhe rrallë ha mish të përpunuar.

Pinë deri në një litër birrë në ditë

Dhe dikush me jetesë të pashëndetshme:

Momentalisht pi duhan rregullisht

Nuk stërvitet rregullisht

Ka një dietë ku përfshihen më pak se tre porcione të frutave dhe perimeve në javë, dhe përfshin dy apo më tepër porcione të mishit të përpunuar dhe atij të kuq brenda javës

Pinë të paktën tre litra birrë në ditë

Prandaj, sa shumë e bën dallimin mënyra e jetesës?

Studimi ka ndjekur përreth tetë vite 196,383 njerëz nga mosha 64 vjeç.

Gjithashtu është analizuar edhe ADN-ja e tyre për ta vlerësuar rrezikun gjenetik të zhvillimit të sëmundjes.

Studimi tregon se ishin 18 raste të dementias në 1mijë njerëz nëse ata ishin të lindur me gjene me rrezik të lartë dhe pastaj kanë pasur jetë të pashëndetshme.

Por, pastaj ky numër ka rënë në 11 në 1 mijë gjatë këtij studimi nëse njerëzit me rrezikshmëri të lartë gjenetikisht bënin një jetë të shëndetshme.