Lifestyle

Përfitimet nga ngrënia e bajameve

Bajamet përmbajnë disa vlera shëndetësore.

Ushqimi i trurit

Bajamet kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë.Disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje, përcjell televizioni publik.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajnë në nivele të ulët LDL kolesterolin e keq.Kështu duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur.

Ndihmon në humbje të peshës

Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre, ndihmojnë për të humbur peshe. Bajamet përmbajnë yndyra te ngopura te cilat bëjnë të ndiheni te ngopur shpejt e ne këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien. Për këtë nuk duhet te kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.

Ndihmon diabetikët

Bajamet kane shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato janë ideale për diabetikët dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

Kujdesi i lëkurës

Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumështi i bajameve janë nga përbërësit kryesor në prodhimet e kremrave te lëkurës. Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

Mban ulur presionin e gjakut

Bajamet kane shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja është ideale si ushqim.