Lifestyle

OBSH: Thoni jo alkoolit, po sportit

Foto: Ilustrim

Faktet tronditëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot në botë nga demenca vuajnë 50 milionë njerëz, brenda 2050-ës, të sëmurët do të trefishohen.

OBSH iu drejtohet institucioneve shkencore dhe shëndetësore duke publikuar për herë të parë një udhëzues që synon frenimin e shpërthimit të këtyre sëmundjeve. Njëqind e pesëdhjetë minuta (të paktën) të aktivitetit të moderuar fizik javor. Duhani? Të ndalohet.

Më pak drastike janë masat në lidhje me konsumimin e alkoolit, por gjithsesi duhet të evitohen deri në një moshë më të madhe, po kështu të konsumohen në mënyrë të moderuar kur jeni të rritur.

Së fundi, një dietë e ndryshme por e ekuilibruar, që ka për qëllim mbajtjen e peshës së duhur të trupit si dhe të niveleve të kolesterolit dhe presionit të gjakut në nivelet normale. Duke mos pasur mundësi të jepen udhëzime terapeutike, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të sforcoj qeveritë, institucionet shkencore, punonjësit e shëndetësisë duke publikuar për herë të parë disa udhëzime për parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Udhëzimi synon të kthehet në një instrument për t’i bërë ballë asaj që quhet emergjenca botërore e shëndetit mendor. Pasi demenca, sot, prek 50 milionë njerëz në mbarë botën. Por sipas të dhënave numri do të trefishohet brenda 2050-ës.

Mirëqenie e zemrës dhe trurit

Prandaj është e nevojshme të bëjmë gjithçka të mundshme për të shmangur atë që ekspertët e agjencisë së Gjenevës e quajnë “një proces i përhapur por jo fiziologjik i plakjes”. Alzheimer është ndër më të përhapurat nga format e demencës, por që ka nënformat e veta të ndryshme. Të gjitha këto i mbledhin disa kushte të përbashkëta; nga humbja e kujtesës deri te dëmtimi i aftësisë njohëse, të cilat përkthehen në ndryshim të sjellës së përditshme dhe aktivitetit rutinë.

Shqetësime që përcaktojnë fillimin e një paaftësie progresive, përtej një kufiri të caktuar të papajtueshëm me autonominë e një personi. 96 faqet e udhëzuesit të OBSH-së bëjnë përmbledhje të studimeve shkencore, të 20 viteve të fundit. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë të Kombeve të Bashkuara, është mjaftueshëm efikas: “Ajo çka i bën mirë zemrës, ndihmon edhe trurin tonë”.

Menyja për kujtesën

Udhëzimi nis me këshillimin për kryerjen e aktivitetit fizik edhe te të moshuarit (që kryejnë kontrolle mjekësore). Bëni punët e shtëpisë, shëtisni, notoni, pedaloni; përfitimet tejkalojnë rreziqet, me kusht që të lëvizni me intensitet të moderuar. Por aktiviteti duhet të lidhet gjithashtu me mendjen: mënyra e lirë për të lexuar, lojëra me shoqërinë dhe që kanë lidhje me kujtesën, shikimi i filmave dhe shfaqjeve. Përkushtojini kohë këtyre aktiviteteve sepse mbron kujtesën, ashtu sikurse edhe pasja e jetës shoqërore aktive është shumë mirë.

Mbi të gjitha mos pini duhan, konsumoni dieta ushqimore të shëndetshme, sikurse është Dieta Mesdhetare (me të gjitha frutat dhe perimet e saj, pasi asnjë suplement shtesë nuk ju mbron nga zhvillimi i demencës). Reduktoni në minimum konsumimin e pijeve alkoolike, (pasi është tejkaluar teza se konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar mbron trurin).

Duke ndjekur këto udhëzime, mund të ruhet pesha e duhur trupore, si dhe të shmanget fillimi i faktorëve të rrezikut (hipertensionit) dhe sëmundjeve (diabetit), të cilat si pasojë ekstreme mund të çojnë në shkatërrimin cerebral.

Parandalimi është më mirë se trajtimi

Plakja përfaqëson faktorin e parë të rrezikut (të pashmangshëm) për fillimin e këtyre sëmundjeve. Shto këtu faktin se baza gjenetike dallon shkaqet dhe format e demenzës nga personi në person. Por disa lloje sjelljesh mund të modifikohen, ndaj dhe duhet reaguar.

Sipas studiuesve edhe pse gjenet janë të trashëgueshme dhe nuk mund të modifikohen, në fakt mund të modifikojmë disa sjellje dhe bëjmë disa aktiviteteve për të ulur probabilitetin për t’u sëmurur.

Duke qenë të paktën disa dekada larg zbulimit të terapive në gjendje të shmangin ose të paktën të ngadalësojnë rënien e aftësisë njohëse, është shumë më mirë të punohet në parandalimin. Sa i takon sjelljeve të shëndetshme të përmendura më sipër, mund të shtohet edhe gjumi: fjetja së paku tetë orë në natë ndihmon që truri të plaket “më pak”./mapo