Lifestyle

Një studim i ri zbulon shkaqet e kancerit

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq. Këtë synon të tregojë një studim italian, sipas të cilit shkaqet e sëmundjes së shekullit duhen kërkuar tek faktorët ambiental që sjellin alternime gjenetike të parashikueshme.

Hulumtimi është pjesë e kërkimeve më të gjerë shkencor, mbi rolin e atij që konsiderohet ‘fat i keq’ në nisjen e tumoreve. Kërkuesit e drejtuar nga Piergiuseppe Pelicci, profesor në universitetin e Milanos, zbuluan se një prej ndryshimeve gjenetike më të shpeshta dhe më të rëndësishme për zhvillimin e kancerit, ‘translokimi kromozomal’, nuk ndodh rastësisht tek genoma, por është i parashikueshëm dhe i provokuar nga ambienti jashtë qelizës.

Çfarë i shkakton këto ndryshime?

Dy janë aktualisht rrymat e mendimit për këtë çështje, thotë Pelicci: Njëra lidhet me rastësinë dhe tjetra me ambientin që na rrethon si dhe stilin e jetesës.

Studimi italian anon tek kjo e dyta. Hartuesit e tij shpjegojnë se aktiviteti i gjeneve, kontrollet prej sinjaleve specifike, nga ambienti ku ndodhen qelizat tona, i cili influencohet dhe ai vete prej sjelljeve tona e mjedisit ku jetojmë.

Ky zbulim, sipas Peliccit, tregon se fati nuk ka asnjë lidhje me gjenezën e translokimeve, ndërsa ofron gjithashtu një motiv shkencor bindës në mbështetje të përpjekjeve, për parandalimin e tumoreve.