Lifestyle

Pse disa hedhin gjalpë në kafe

“Zbutja” e kafesë suaj me pak krem dhe sheqer është diçka goxha shumë si 2013-ta. Ata që janë në trend tani (nga Ed Sheeran deri tek lojtarët e L.A. Lakers) në vend të kësaj po e përziejnë kafenë e tyre të mëngjesit me pak gjalpë, transmeton koha.net.

Pse? "Kjo e bën kafenë më kremoze dhe më të mirë që e keni pasur ndonjëherë," shkruan Dave Asprey në ueb-faqen e tij. Ai është krijues i Bulletproof Coffee, kompanisë së vogël e cila njihet për popullarizimin e kësaj shpikjeje. Investitori teknologjik ia atribuon një dietë të lartë në yndyra humbjes së tij të peshës prej 36 kg. Dhe përtej shijes, Asprey thotë se kjo pije me gjalpë i ofron të gjitha përfitimet energjike të një filxhani me kafe, pa rënien e energjisë pasdite. Besimtarët e Bulletproof këmbëngulin se përmbajtja e lartë e yndyrës në gjalpë do ta ngadalësojë kohën e cila i nevojitet trupit tuaj që ta metabolizojë kafeinën e kafesë. Me fjalë të tjera, e rrit energjinë, e ul rënien e energjisë.

Por ju nuk mundeni vetëm ta hidhni një fetë katrore të gjalpit që e përdorni për tost. Procesi dhe përbërësit e Bulletproof janë tepër specifikp: gjalpi i gjedheve të ushqyera me bar, kokrrat e kafesë nga Bulletproof (kokrra të përpunuara) dhe vaji Brain Octane nga Bulletproof përzihen për ta prodhuar pijen e cila duket më shumë si një llate. Asprey thotë se kafeja e lirë dhe gjalpi thjesht nuk do të bëjnë punë. "Nuk do ta fitoni efektin e kënaqshëm i cili e shkakton mungesën e dëshirës për ushqim apo qartësinë mendore."