Lifestyle

Mos injoroni dhimbjet e shpinës, mund t’ju sjell invaliditet të përhershëm

Foto: Ilustrim

Shumica e njerëzve kanë dhimbje në shpinë të paktën një herë në jetën e tyre, njëra nga arsyet më të zakonshme për të shkuar te mjeku por edhe një nga shkaqet kryesore që çon drejt aftësisë së kufizuar.

Për fat të mirë, mund të merren masa për të parandaluar ose zvogëluar dhimbjen e shpinës.

Nëse një trajtim i thjeshtë në shtëpi brenda pak javësh nuk kryen punë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

Masazhi, stërvitjet ose medikamentet mund të largojnë ose zvogëlojnë dhimbjen, në të kundërtën nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së shpinës janë qëndrimi ulur për një kohë të gjatë - një pasojë e mënyrës bashkëkohore të jetës dhe punës.

Shenjat e dhimbjeve në shpinë:

Dhimbje në muskuj;

Dhimbje therëse;

Dhimbje në këmbë;

Lëvizje e kufizuar.

Kur duhet vizituar mjekun?

Në shumicën e rasteve, dhimbja gradualisht zhduket me kujdes shtëpiak dhe vetëkujdesje, zakonisht brenda dy javësh. Nëse dhimbja vazhdon, kontaktoni një mjek.

Në raste të rralla dhimbja e shpinës mund të sinjalizojë një problem serioz mjekësor.

Është e nevojshme për të kërkuar ambulancë nëse dhimbja në shpinë shkakton:

• dhimbje në zorrë;

• probleme me urinimin;

• rritja e temperaturës së trupit;

• dhimbje të forta në shpinë;

• dhimbje që mund të shkaktojnë rrëzim;

• paaftësia për të ecur ose lëndime tjera.

Po ashtu, duhet kërkuar ndihmën e mjekut nëse dhimbjet në shpinë:

- përhapen përgjatë një ose të dy këmbëve, veçanërisht nëse shtrihet nën gjunjë;

- sjell deri në dobësi dhe mpirje ose djegie në një ose te dy këmbët;

- vjen deri te humbja e pashpjegueshme e peshës.

Gjithashtu, kontakto mjekun tuaj nëse keni dhimbje në shpinë dhe nëse keni një histori të trajtimit të kancerit, osteoporozës, përdorimin e steroideve, alkoolit ose drogës./ksp