Lifestyle

Jogurti nuk është aq i dobishëm për shëndetin siç pretendojnë nutrologët

Ai ka kalcium, proteina dhe probiotikë. Çfarë të keqeje ka këtu? Jogurti është sforcuar shumë në një sërë udhëzimesh ushqyese dhe rekomandimesh dietetike, si dhe përshkruhet si një antihelm natyral për një varg të problemeve shëndetësore.

Por një studim i ri nga Spanja nuk e ka gjetur ndonjë lidhje mes konsumit të rregullt të jogurtit dhe rezultateve të përmirësuara shëndetësore. Ata që kishin ngrënë jogurt në baza të rregullta nuk kishin më pak ose më shumë të ngjarë të përjetojnë sëmundje, paaftësi apo çrregullim.

Studimi, i udhëhequr nga hulumtuesit nga Universiteti Autonom i Madridit, i analizuan rezultatet e një ankete të shkurtër në lidhje me shprehitë dietetike dhe faktorët që lidhen me cilësinë shëndetësore të një personi (HRQL), transmeton Koha.net. Pas analizës së përgjigjeve të 4445 të të rriturve spanjollë gjatë një periudhe 3 vjet e gjysmë, studiuesit nuk e gjetën asnjë korrelacion midis konsumit të jogurtit dhe përmirësimit të shëndetit fizik.

“Konsumi i rregullt i jogurtit nuk ishte i lidhur me cilësinë e shëndetit,” tha autorja kryesore Esther Lopez-Garcia në një njoftim për shtyp. “Për hulumtimet e ardhshme, instrumentet më specifike duhet të përdoren për t’i rritur gjasat e gjetjes së një përfitimi potencial të këtij ushqimi.”

Hulumtimi i ri është publikuar në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics.

Studiuesit gjithashtu nuk e gjetën asnjë lidhje midis jogurtit dhe shëndetit të përmirësuar për ata që nuk pinë duhan dhe konsumojnë dietë mesdhetare - duke e eliminuar kështu mundësinë që zgjedhjet e dobëta shëndetësore mund t’i maskojnë përfitimet e jogurtit në popullatën e përgjithshme.

“Në krahasim me njerëzit që nuk e konsumuan jogurtin, ata që e konsumuan këtë produkt të qumështit rregullisht nuk e shfaqën ndonjë përmirësim të rëndësishëm në rezultatin e tyre në komponentin fizik të cilësisë së jetës, dhe edhe pse ka pasur një përmirësim të lehtë mendor, kjo nuk ishte statistikisht e rëndësishme ,” shtoi Lopez-Garcia.

Jogurti konsiderohet pozitiv nga një numër i nutrologëve, dhe derisa qumështi zakonisht konsiderohet si një burim ideal i kalciumit - thelbësor për shëndetin e eshtrave - shumica e lavdërimeve të fundit është e bazuar në idenë se jogurti ofron mikroorganizma (ose probiotikë) të dobishme.

Një numër i studimeve të mëparshme e kanë konfirmuar rëndësinë e baktereve në zorrët e njeriut në diktimin e shëndetit pozitiv, si mendor ashtu edhe fizik. Por shkenca mbetet e turbullt rreth asaj se cilat mikroorganizma janë të dobishme - dhe nëse ushqimet si jogurti mund t’i ofrojnë ato mikroorganizma të mira apo jo.