Femrat në Korenë e Jugut mesatarisht do të jetojnë deri 90 vjet

Femrat në Korenë e Jugut mesatarisht do të jetojnë deri 90 vjet

22 shkurt 2017 12:45

Femrat në Korenë e Jugut do të jenë të parat në botë që mesatarisht do të jetojnë deri në 90 vjet.

Imperial College London dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka analizuar jetëgjatësinë në 35 vende të industrializuara.

Në hulumtimin e tyre është parashikuar se nga viti 2030 njerëzit do të jetojnë më gjatë dhe mesatarja e jetëgjatësisë mes meshkujve dhe femrave në shumë shtete do të ngushtohet.

Hulumtuesit kanë thënë se ndryshim të madh do të luajnë pensionet dhe kujdesi ndaj të moshuarve.

“Korea Jugore ka bërë shumë gjëra siç duhet”, ka thënë profesori Majid Ezatti për BBC-në.

“Duket se është vend me të drejta të barabarta dhe njerëzit kanë përfituar nga arsimimi. Deri më tani, ata kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut dhe shifrat më të ulëta të obesitetit në botë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme