Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Fshirja e kujtimeve është e mundur

Komuniteti shkencor është vënë në dilemë - nëse fshirja e kujtimeve të pakëndshme nga truri në të ardhmen do të mund të shkaktojë harresën e gabimeve të rrezikshme dhe përvojës së fituar.

Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos ishin në gjendje për të izoluar në minjtë e laboratorit “neuronet e frikës” dhe të fshijnë nga kujtimet e tyre përvojat traumatike pa ndikuar në kujtimet tjera, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë shkencëtarë besojnë se një metodë e tillë mund të aplikohet në të ardhmen edhe te njerëzit, por me këtë lindin edhe shumë pyetje.

Fshirja e kujtimeve mund të jetë e dobishme për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga çrregullime post-traumatike të stresit, dhe të varur nga droga, por në të njëjtën kohë mund të parandalojë njerëzit të mësojnë në gabimet e tyre të kryera në të kaluarën.

Edhe vetë ekspertët, të cilët janë autorë të studimit, thonë se "edhe pse diçka është e mundur, nuk do të thotë se edhe duhet bërë”.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se fshirja e kujtimeve është e mundur, por shoqëria duhet të zhvillojë “kufijtë e avancuara etike”, të cilat do t'i referohen kësaj praktike.