Lifestyle

Vitaminat që ndihmojnë për një lëkurë të shëndetshme

Problemet e lëkurës prekin shumë njerëz duke filluar nga lëkurat e thata, me akne apo pore.

Kushtet e ndryshme të lëkurës kërkojnë trajtime specifike, por nëse përfshini në dietën tuaj këto lloj vitaminash do të kini një lëkurë të hidratuar dhe me shkëlqim.

Këto janë pesë vitaminat esenciale për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme, përcjell ATSH.

Vitamina A

Vitamina A mban lëkurën të shëndetshme. Disa nga burimet ushqimore që janë të pasura më këtë vitaminë janë djathi, veza, qumështi, kosi. Këshillohet se duhet të merret 0.7 mg nga kjo vitaminë.

Vitamina B2

Kjo vitaminë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, syve si dhe një sistem nervor të shëndetshëm. Ajo mund të gjendet në qumësht, vezë, oriz dhe drithërat që përdoren gjatë mëngjesit. Meshkujt këshillohet të marrin 1.3 mg vitaminë B2 në ditë, ndërsa femrat 1.1 mg.

Vitamina B3

Vitamina B3 mban të shëndetshëm lëkurën po ashtu dhe sistemin neror dhe gjendet në mish, peshk, miellin e grurit, vezë dhe qumësht. Meshkujt kanë nevojë për 16.5mg vitaminë B3 në ditë, ndërsa femrat kanë nevojë për 13.2mg në ditë.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave, enëve të gjakut dhe kockave. Ajo gjendet tek portokalli, specat e kuq dhe të gjelbër, luleshtrydhet, brokoli, lakra dhe patatet. Rekomandohet për të dyja gjinitë të marrin 40mg vitaminë C në ditë.

Vitamina E

Vitamina E ndihmon në ruajtjen e lëkurës dhe forcon sistemin imunitar. Ajo mund të gjendet në vajra bimore, të tilla si sojë dhe vaji i ullirit, arrat, farërat dhe gruri. Meshkujt këshillohen të marrin 4 mg vitaminë E në ditë, ndërsa femrat kanë nevojë për 3 mg në ditë.