Lifestyle

Çfarë shkakton dhimbje në vezoret e femrave

Descriptive Text

Vezoret janë një pjesë e rëndësishme e sistemit riprodhues të femrave. Puna e tyre është të prodhojnë hormone, duke përfshirë estrogjenin, të cilat stimulojnë periudhën menstruale dhe çdo muaj lëshojnë vezë për fekondim.

Dhimbja në vezore mund të jetë akute ose kronike. Dhimbja akute ndodh shpejt dhe zakonisht zgjat disa ditë, ndërsa dhimbja kronike zhvillohet gradualisht dhe zgjat më shumë, madje edhe për disa muaj.

Ajo gjithashtu mund të përsëritet dhe forcohet vazhdimisht gjatë aktiviteteve të caktuara siç janë aktiviteti fizik ose urinimi. Gjithashtu, dhimbja mund të jetë aq e butë sa që as nuk e ndjeni.

Cistet në vezore

Janë qese të mbushura me lëngë, të cilat mund të formohen në vezore. Ato janë të shpeshta te femrat gjatë periudhës së fertilitetit dhe zakonisht formohen gjatë ovulimit.

Cistet shkaktojnë simptoma të tilla si puçrra fytyre dhe dhimbje të forta nëse cistet shpërthejnë. Sidoqoftë, cisti mund të kalojë pa u vënë re asnjë simptomë.

Simptoma të tjera të cisteve ovariane janë: menstruacioni i parregullt, dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale, të përziera, vjellje dhe ënjtje, transmeton KosovaPress.

Cistet diagnostikohen me ekzaminim gjinekologjik, shpesh me ndihmën e ultrazërit.

Te shërimi i tyre mund të rekomandohen metodat në vijim:

  • Pritja e kontrolleve - Pritja për kontrolle të rregullta me ultratinguj është një praktikë e zakonshme e rekomanduar për gratë në post-menopauzë nëse cisti është i mbushur me lëngje dhe ka diametër më të vogël se 2 centimetra.
  • Trajtimi me pilulë kontraceptive për të zvogëluar mundësinë e krijimit të një cisti të ri gjatë ciklit menstrual të ardhshëm.
  • Procedura kirurgjike - Mjeku mund të sugjerojë heqjen e cistit nëse është i madh ose nuk duket si një cist funksional, nëse rritet ose nëse nuk zhduket pas dy ose tre cikleve menstruale.

Tumori në vezore

Tumoret në vezore mund të formohen njëlloj si në pjesët e tjera të trupit. Disa nga simptomat e kancerit ovarian janë:

  • Dhimbje abdominale;
  • Nevoja e përhershme për urinim;
  • Diarre ose kapsllëk;
  • Humbja e oreksit;
  • Humbje në peshë;
  • Rritja e peshës në mënyrë të konsiderueshme.

Tumoret ovariane mund të diagnostikohen me CT, rezonancë magnetike dhe me testim të gjakut.

Tumoret e ovarianëve mund të trajtohen me metodat e mëposhtme:

  • Një procedurë kirurgjikale;
  • Kimioterapia, ose përdorimi i barnave që shkatërrojnë qelizat tumorale. Përdoret kur kanceri përhapet përmes trupit ose kur nuk mund të hiqet tërësisht;
  • Terapi rrezatimi, e cila përdoret si një ndihmës i trajtimit kirurgjik për të shkatërruar qelizat e mbetura.