Lifestyle

Këshilla se si të veproni me flokët e thatë gjatë dimrit

Descriptive Text

Flokët e thatë dhe të elektrizuar janë një problem që ndodhë edhe gjatë stinës së dimrit për shkak se i ftohti shtrëngon venat e gjakut në rrënjët e flokut, duke ngadalësuar qarkullimin dhe duke shkaktuar ngadalësim të rritjes së flokëve.

Dobësimi i tyre bën që flokët të këputen dhe të elektrizohen, transmeton KosovaPress.

Në vijim po ju sjellim disa zgjidhje për ti dhënë fund këtij problemi:

Masazhoni rrënjët e flokëve sa herë që të laheni, në mënyrë që të stimuloni qarkullimin e gjakut;

Përdorni produkte higjienike delikatë dhe neutralë, pasi një shampo shumë agresive priret që ta theksojë më shumë tharjen e flokëve;

Aplikoni balsam dhe maska hidratuese në flokë, në mënyrë që ti mbani të butë;

Merrni integratorë që kanë për bazë vitaminën B dhe minerale hidratuese;

Përdorni krehër druri ose karboni, pasi sa më delikatë të jenë flokët aq më shumë rrezikojnë të këputen nga materialet e tjera.