Lifestyle

30 minuta ushtrime “shkatërrojnë” tetë orë ulur

Qëndrimi çdo ditë ulur nuk është i mirë për shëndetin tonë, por shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm për rrezikut që shkakton ai dhe se si kjo mund të shmanget shumë lehtë.

Studimi i fundit tregon se madje edhe pak kalori të djegura nga aktivitetet mund të ndikojnë me të madhe në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Vetëm gjysmë ore aktivitet fizik ditor mund të “shkatërrojë” një ditë qëndrimi ulur në zyre, tregon studimi i Universitetit Kolumbia, në të cilin morën pjesë 7.999 persona të moshës mbi 45-vjeç gjatë periudhës së monitorimit të aktivitetit të tyre ndërmjet viteve 2009 deri 2013.

Gjatë monitorimit është regjistruar sasia dhe intensiteti i aktivitetit fizik dhe është përcjellë shkalla e vdekshmërisë dhe rreziqeve shëndetësore, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij studimi, 30 minuta ushtrime në ditë ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme për 17 për qind. Nëse pjesëmarrësit do të praktikonin vrapimin pse biçikletat, rreziku nga vdekja e parakohshme do të ulej për 35 për qind.

Mos e humbni besimin në veten tuaj, bëni ndryshime të vogla, shënoni çdo sukses dhe mos hiqni kurrë dorë, pasi çdo hap llogaritet.