Ushqimet për fëmijë janë ato të cilat duhet të zgjidhen me shumë kujdes. Kjo për arsye se shumica e ushqimeve që janë dedikuar ekstra për fëmijë, nuk janë aq që shëndetshme sa duken në pamje.
Shumica nga këto kanë përmbajtje të sheqerit, i cili nuk është aspak i nevojshëm për ta, madje është shumë i dëmshëm, duke ndikuar në sjelljen e tyre, në trashje fëmijërore, presion të lartë të gjakut, si dhe duke rrezikuar për shfaqje të diabetit të tipit 2, transmeton kosovapress.
Sipas pediatërve, fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të hanë fare sheqer.
Shpesh herë prindërit u japin fëmijëve të tyre lëng molle, duke mos e ditur që ai lëng përbëhet nga sheqeri i tretur në ujë me salcë molle. Në vend të kësaj fëmijës duhet dhënë mollë, në të cilën do të merrte fibrat e nevojshme.
Fëmijët nën moshën një vjeçare nuk duhet të konsumojnë mjaltë, sepse mjalti mund të përmbajë botulizëm, e cila mund të shkaktoj paralizë tek fëmijët.
Në mesin e ushqimeve të cilat nuk preferohen të konsumohen nga fëmijët janë edhe; mish pule i ngrirë, shkopinj peshku të ngrira, djathë, yndyra të ngopura, në përgjithësi ushqime të shpejta të cilat përmbajnë shumë kalori dhe yndyrëra.
-
10 shkurt 2019 09:24
-
Shpërndaje në: