Lifestyle

Mbani macet larg, mund të bëheni skizofren

Descriptive Text

Një parazit i zakonshëm i përhapur nga macet, të cilat mbahen nga 2 miliardë njerëz në shtëpi mund të shkaktojë skizofreni.

“Toxoplasma gondii” mund të përhapet tek njerëzit nga kontakti i maces dhe konsumimi i mishit të papjekur, që zakonisht konsiderohet i padëmshëm.

Një studim i ri ka zbuluar se ky lloj paraziti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë me 50%. Momentalisht ekzistojnë shumë lidhje të pazakonta mes “Toxoplasma gondii” me guximin për të ndërmarrë një rrezik, depresionin dhe aksidentet e veturave.

Shkencëtarët nga Universiteti Kopenhagen analizuan më shumë se 80 mijë njerëz ku 2,591 u regjistruan me çrregullime psikike.

Miliarda njerëz në mbarë botën, gati një e treta e popullsisë, sipas Universitetit të Çikagos besohet të jetë infektuar nga paraziti, duke përfshirë 60 milionë njerëz në SHBA dhe 350 mijë njerëz në vit në Britani të Madhe./oranews