Lifestyle

Si ndikon mungesa e mëngjesit në punën tuaj

Foto: Willtalkstech

Keni lexuar se nuk është mirë të filloni ditën me barkun e zbrazur.

Fillimi i ditës me stomakun bosh do të ndikojë në nivelin e përqendrimit, energjinë dhe produktivitetin. Ushqimet me kalori rrisin produktivitetin dhe duke e ditur këtë nuk është mirë ta filloni ditën me stomakun tuaj bosh.

Gjërat si çokollata mund të duket se rrisin energjinë e trupit, por duhet të bëni kujdes sepse kjo forcë e marrë nuk do të zgjasë më shumë se 30-40 minuta, shkruan ksp.

Drithërat janë ushqim i shëndetshëm që preferohen për mëngjes, sepse bëjnë lëshimin e glukozës në mënyrë të ngadaltë.

Nëse ju ndodh të zgjoheni pa humor apo vazhdimisht ndjeni stres, filloni t’i kushtoni më shumë rëndësi mëngjesit tuaj. Mëngjesi ndikon dukshëm edhe në punën tuaj, do të jeni dhe dukeni pa energji apo vullnet për punë.