Varfëria afatgjatë lidhet me rënien kognitive

Varfëria afatgjatë lidhet me rënien kognitive

21 shkurt 2017 16:54

Hulumtuesit u befasuan kur zbuluan se varfëria afatgjatë mund të ndikojë në njerëz më herët në jetë se sa që ishte menduar më parë, transmeton koha.net.

Varfëria afatgjatë në rininë e hershme dhe në moshën e mesme ndikon në funksionin kognitiv deri në moshën 50-vjeçare, sipas studiuesve, më herët se sa që mendohej më parë.

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisco thonë se studimi i tyre i ri, i publikuar në American Journal of Preventive Medicine, sugjeron se varfëria e ka një ndikim më të madh dhe më të shpejtë në funksionin e trurit sesa që hulumtimet e mëparshme kanë treguar.

"Gjetjet tona e zbulojnë një marrëdhënie të vlerësuar qartë se performanca kognitive, dhe shpejtësia e procesimit në veçanti, u përkeqësua me ekspozimin kumulativ ndaj rreziqeve në vështirësi ekonomike", tha dr. Kristine Yaffe, e cila është edhe shefe e neuropsikiatrisë në Qendrën Mjekësore për Çështje të Veteranëve në San Francisco dhe autore e lartë e studimit, në një deklaratë për shtyp.

Për këtë studim, hulumtuesit mblodhën të dhëna nga mbi 3,383 të rritur mes moshës 18 dhe 30-vjeçare, si pjesë e studimit Coronary Artery Risk Development in Young Adults, duke i intervistuar ata gjashtë herë ndërmjet viteve 1985 dhe 2010. Varfëria e qëndrueshme u përcaktua nga sasia e kohës që pjesëmarrësit e kaluan me të ardhura më të vogla se 200 për qind të nivelit federal të varfërisë.

Pjesëmarrësit të cilët kishin kaluar më shumë kohë në varfëri e shënuan një mesatare prej 0.92 pikë më pak në kujtesën verbale në një nivel nga 0 deri në 15, 11.6 pikë më pak në shpejtësi të përpunimit në një nivel nga 8 në 125 dhe pak më ulët në një test që e mati reagimin ndaj stimujve, transmeton koha.net.

"Ruajtja e aftësive kognitive është një komponent kyç i shëndetit," tha dr. Adina Zeki Al Hazzouri nga Divizioni i Epidemiologjisë, Departamenti i Shkencave të Shëndetit Publik në Universitetin e Miamit. "Gjetjet nga kjo vështirësi relativisht e re e vendosin vështirësinë ekonomike si të qenit në rrugë drejt plakjes kognitive dhe si një kontribuues i rëndësishëm ndaj plakjes së parakohshme mes popullsive ekonomikisht të pafavorizuara."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme