Sot jetojmë në kohën e trendëve, në epokën e zhvillimit të hovshëm teknologjik e social dhe rrjedhimisht lëvizjeve dinamike në sektorin e modës dhe stilit.
Në përgjithësi e dimë se vajzat janë ato që e ndjekin modën dhe komentohen më shumë për stilin e tyre, por kohëve të fundit edhe meshkujt kanë filluar që të kenë një kujdes të veçantë për dukjen e tyre, dhe rëndësi të madhe po u kushtojnë edhe aksesorëve që e kompletojnë veshjen e tyre, raporton “Express” i KTV-së.
Elementi më i rëndësishëm i sezonit të ftohtë është shalli, përdorimi i të cilit është i thjeshtë, por dhe i veçantë.
19-vjeçari nga Prishtina, Eron Sahiti, tash e një kohë e ka krijuar brendin e tij shumë të pëlqyer me shalle, fjongo dhe kravata, “Eron Sahiti Bowties”, dhe për një kohë të shkurtër ka zgjuar interesim të madh te njerëzit.
Së fundmi, Eroni për stinën e dimrit ka përgatitur edhe koleksionin e tij më të ri të shalleve, me shumëllojshmëri të ngjyrave.
Eroni, po ashtu na tregoi procesin e punës gjatë krijimit e dizajnimit të një shalli.
Materialet, që i përdor Eroni për aksesorët e tij, janë mjaft unike, kjo falë brendit me të cilin ai bashkëpunon.
Planet e tij për të ardhmen janë të shumta, ndërsa thotë se nuk do të mungojnë as befasitë.
Shumë shpejt në treg do të vijnë edhe koleksionet e reja të fjongove dhe kravatave, nga Eron Sahiti.
-
21 janar 2019 21:20
-
Shpërndaje në: