Lifestyle

Përfitimet shëndetësore nga përzierja e limonit me vaj ulliri

Pija ideale për të detoksifikuar dhe eliminuar të gjitha toksinat dhe mbetjet e grumbulluara në trup është shumë e thjeshtë dhe përbëhet nga lëng limoni dhe vaj ulliri.

Nëse zgjoheni të lodhur, madje edhe pas një nate të gjatë gjumi konsumoni këtë përzierje. Përzierja do të ndihmojë rigjallërimin e trupit tuaj dhe të ndjeheni energjik dhe pozitiv gjatë gjithë ditës. Ky ilaç është përdorur për shumë vite në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore.

Vaji i ullirit është pjesë themelore e dietës mesdhetare dhe është i pasur me acide yndyrore esenciale që rregullojnë kolesterolin e keq dhe eliminojnë toksinat nga trupi.

Limoni është një nga frutat më të shëndetshëm në planet, i pasur me antioksidantë, vitamina dhe lëndë ushqyese esenciale dhe ofron përfitime të pabesueshme shëndetësore.

Prandaj, kombinimi i të dyjave ka treguar të ketë efekt mbresëlënës në këto raste:

Kundër problemeve reumatike: vetitë e fuqishme anti-inflamatore të këtij kombinimi janë jashtëzakonisht të dobishme në rastin e problemeve reumatike. Konsumi i rregullt lehtëson dhimbjen e nyjave.

Kundër problemeve kardiovaskulare: për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit yndyror, i cili riaktivizon qarkullimin dhe rregullon kolesterolin e keq, kjo përzierje parandalon në mënyrë efektive problemet e zemrës.

Për të balancuar toksinat në mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit: ekspertët pohojnë se konsumimi i përzierjes në mëngjes esëll, pengon rritjen e gurëve në tëmth. Gjithashtu, duke pirë një gotë uji, vaj ulliri dhe lëng limoni një orë para mëngjes mund të largoj helmet nga mëlçia, veshkat dhe fshikëza e tëmthit.

Për të luftuar kapsllëkun: ky kombinim do të veprojë si një lubrifikant për mukozën e tretjes dhe kështu do të stimulojë funksionin e fshikëzës së mëlçisë dhe tëmthit. Ky ilaç vepron si një antioksidant i fuqishëm që largon toksinat, pastron trupin dhe ndihmon tretjen./mapo