Lifestyle

Çfarë dëme i shkaktoni fytyrës nëse flini me grim

Heqja e grimit në fund të ditës është pjesa më e vështirë për shumë vajza dhe gra.

Nganjëherë kur për shkak të lodhjes flini me grim, duhet ta dini se po bëni diçka që nuk preferohet aspak. Lëkura gjatë natës ka nevojë të ajroset për t’u regjeneruar dhe në këtë rast grimi e bënë fytyrën më pak elastike.

Po ashtu largimi i grimit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave sidomos në mjekër dhe faqe.

Nëse flini me grim rrezikoni të thani lëkurën, që nga buzët te qerpikët. Për më tepër, të fjeturit me grim mund të plak fytyrën.