Lifestyle

Veprimet që duhet shmangur për të mos dëmtuar veshkat

Dëmtimet e veshkave zakonisht nuk ndodhin brenda natës. Ky është një proces gradual që zhvillohet më shpesh gjatë disa viteve, si rezultat i zakoneve të këqija të jetës dhe trajtimit të jo adekuat të sëmundjeve të tjera, si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

Këto janë disa nga zakonet që ju duhet të shmangni për një shëndet të mirë të veshkave, transmeton KosovaPress:

Pini duhan.

Nuk matni presionin e gjakut.

Merrni barna pa u konsultuar me mjekun.

Nuk stërviteni.

Nuk hani ushqim me rregull.

E teproni me alkool.

E teproni me konsumimin e kripës.

Nuk pini ujë sa duhet.

Konsumoni tepër ëmbëlsira.

Nuk shkoni me kohë në tualet.